Një tjetër mjek i infektuar me Covid-19/Vokshi: “Mjekët pa maska, nuk testohen familjarët e as kontaktet”

50

Sipas ish-deputetes së PD Albana Vokshi, qeveria po bën një propagandë që nuk i mbron as mjekët e as stafin mjekësor. Sipas Vokshit rastet e mjekëve të infektuar Covid-19 kanë vetëm një shkaktar, mungesën e maskave dhe masave të tjera mbrojtëse.

Ndër të tjera Vokshi deklaron se nuk u janë bërë as testet familjarëve apo kontakteve me të cilët këta mjekë kanë patur afërsi kohët e fundit duke rrezikuar kështu ata dhe persona të tjerë. Albana Vokshi i ka bërë apel Ministrisë së Shëndetësisë të lërë propagandën e t’i përvishet punës.

Postimi i Albana Vokshit:

  1. Një tjetër person në stafin e spitalit të Mirditës është prekur nga COVID -9. Arësyeja? Asnjë masë mbrojtëse për ta.

Pse nuk shpërndahen veshjet, maskat, dorezat që erdhën nga Turqia e u propaganduan me të madhe nga Ministrja? Ato nuk duhen vetëm për shoën e Kryeministrit e të ministreve në Rinas.

Propaganda nuk i mbron mjekët, infermierët, stafin mbështetës.

  1. Më e keqja është se deri më tani asnjë test nuk është bërë për familjarët apo kontaktet që ka pasur personi i prekur, ndërkohë që javën e fundit ka pasur probleme shëndeti e ka bërë vizita me mjekë të tjerë në spital.

Ndërkohë që qytetarëve po ju hiqen vec me urdhër të “liderit” të drejta themelore e po binden të izoluar në shtëpitë e tyre, Qeveria duket se nuk po bën detyrat e saj:

– Për të mbrojtur stafin mjekësor, duke shpërndarë në mënyrë urgjente mjetet mbrojtëse për të gjithë personelin e spitaleve dhe qendrave shëndetësore (mjekësor dhe mbështetës);

– Për të kryer testet e nevojshme çdo familjari, kontakti të të prekurve, të ndjekë rastin në mënyrë qe ta izolojë e ta trajtojë.

Ministria e Shëndetësisë të lërë propagandën e t’i përvishet punës me seriozitet.

Koha nuk pret sa të mbarojne shfaqjet në ERTV. Shëndeti dhe jeta e cdo mjeku dhe cdo qytetari është e shtrenjtë!

#MbroStafinMjekësor

#MbroQytetarët

#MbroJetën