Një tjetër futbollist i “Serie A” rezulton pozitiv ndaj COVID-19

97

Bëhet fjalë për futbollistin polak i cili aktivizohet te Sampdoria, Bartosz Bereszynski. Lajmin e ka konfirmuar vetë futbollisti në llogarinë e tij në Instagram. Ai bëhet lojtari i shtatë i infektuar dhe i 11-ti në “Serinë A”, i infektuar me koronavirus.

“Fatkeqësisht, kam dalë pozitiv në testin për COVID-19. Unë ndihem mirë. Pavarësisht se kisha marrë masat parandaluese gjatë ditëve të fundit, nuk ia dola ndaj infektimit. Për këtë arsye ju kërkoj të jeni të përgjegjshëm dhe të qëndroni në shtëpi kurdo që keni mundësi”, shkruan në Instagram futbollisti.