Ballina Shëndetësi Një thelbi hudhër në ditë për t’u mbrojtur nga disa sëmundje

Një thelbi hudhër në ditë për t’u mbrojtur nga disa sëmundje

Hudhra është një bimë e jashtëzakonshme dhe ka fuqi anti-bakteriale, parandalon të ftohtin, arteriosklerozën, sëmundjet e veshkave dhe forcon kapilarët e gjakut.
Në mjekësinë kineze, hudhra përdoret për një shërim total të trupit.

Në mëngjes fusni në gojë një thelpi hudhër, mbajeni në gojë për 30 minuta.
Pështyma, bashkë me përbërësit e dobishëm të hudhrës, hyn në gjak, pastron kapilarët dhe nyjet limfatike.

Ndërkohë, hudhra ul gjakderdhjen orale dhe forcon mishrat e dhëmbëve.
Më pas hidheni pjesën e mbetur nga hudhra dhe lani dhëmbët. Nëse ende ndjeni në gojë shijen e saj, fusni një kokërr kafeje apo pak majdanoz. Disa gllënjka qumësht, do e heqin tërësisht nga goja juaj erën e pakëndëshme të hudhrës.

Pse të mbajmë hudhër në gojë?
-pastron në mënyrë të përsosur gjakun
-ul ndjesinë e urisë
-pengon gripin dhe sëmundje të tjera respiratore
-përmirëson në mënyrë të shkëlqyer imunitetin
-kuron aneminë
-shërim kundër bronkitit të vazhdueshëm
-sjell përfitime për veshkat dhe fshikëzën
-i bën lëkurën dhe poret të buta dhe të lëmuara