Një tërmet 5.7 ballë godet Greqinë dhe Turqinë

119

Një tërmet me magnitudë 5.7 ballë të shkallës Rihter ndodhi sot pas mesnate duke krijuar pasiguri në banorët e zonave turke dhe greke pranë të cilave u lokalizuar lëkundja sizmike.

Lëkundjet janë ndjerë rreth orës 01:14 në zonën detare mes ishujve Nisuro dhe Tilo në Dodekanisa.

Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, epiqendra e tij ka qenë në një thellësi prej 14.4 km dhe 24 km në jugperëndim të ishullit Nisuros.

Tërmeti është ndjerë në të gjithë Greqinë juglindore. Nuk janë raportuar dëme në ishujt pranë epiqendrës së tërmetit.

Sizmiologët pohojnë se ka pasur një veprimtari sizmike muajin e kaluar në këtë zonë ndaj konsiderohet si tërmeti që është pasuar nga lëkundjet e mëparshme.

Nuk ka pasur dëme në ishujt pranë epiqendrës së tij për shkak se është zonë detare, ndërsa tërmeti është ndjerë në të gjithë Greqinë juglindore.