Një shtet tjetër ndërpret fluturimet me Shqipërinë

73

Mes një sërë shtetesh të cilat ndalojnë udhëtimin drejt Shqipërisë, listës i shtohet edhe Polonia.

Aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza” bën me dije në vëmendje të pasagjerëve që kanë prenotuar bileta për në Poloni se pas njoftimit për ndalimin e qytetarëve shqiptarë drejt territorit të këtij vendi, Lot Airlines ka dërguar listën e rregullave për qytetarët/rezidentët të cilët do të mund të udhëtojnë drejt shtetit polak:

– Persona që janë të martuar ose janë fëmijë të një qytetari në Republikën e Polonisë, ose janë në kujdes të vazhdueshëm të një qytetari në këtë vend;

– Persona që kanë Kartën Polake (Karta Polaka) dhe persona të huaj të cilët kanë leje qëndrimi të përhershme ose të përkohshme brenda territorit të vendit.

– Persona të cilët janë të pajisur me leje pune në Poloni

– Drejtues të misioneve diplomatike brenda shtetit polak

– Persona që janë studentë në Republikën e Polonisë, të cilët duhet të pajisen me një dokument që e vërteton këtë gjë, e më pas do t’i dorëzohet Policisë Kufitare.

-Të gjithë pasagjerët të cilët nuk arritën të hynin të shtunën në Poloni, do të vijnë aeroportit të Rinasit me anë të fluturimit shtesë.