Ballina Aktualitet Greqi, sekuestrohet një sasi prej 43 kg kanabis e papërpunuar

Greqi, sekuestrohet një sasi prej 43 kg kanabis e papërpunuar

Në pranga ka përfunduar një 32 vjeçar shqiptar, i akuzuar për importin, transportimin, trafikimin dhe posedimin e drogës. Ai kishte qënë nën survejim nga Zagoria në Janinë.

Policia greke bën me dije se droga ishte fshehur në një vend të krijuar posaçërisht në shasinë e makinës së tij. Ai i është nënshtruar kontrollit të mjetit duke përdorur edhe qentë antidrogë.

Falë tyre, u zbuluan sasia e drogës e ndarë në 41 pako, e cila është konfiskuar së bashku me automjetin.

Gjithashtu, u sekuestrua edhe shuma prej 735 euro dhe dy telefona celularë.

I arrestuari prite të dalë pranë Prokurorit të Janinës.