Ballina Aktualitet Një protestë ndryshe në Australi, gazetat hidhen në qarkullim tërësisht të censuruara

Një protestë ndryshe në Australi, gazetat hidhen në qarkullim tërësisht të censuruara

Një protestë të paprecedentë ka zhvilluar shtypi australian. Të gjitha gazetat e ditës së sotme e kanë patur faqen e parë thuajse tërësisht të censuruar, duke apeluar në këtë mënyrë preokupimin e tyre për lirinë e shtypit.

Sindikatat e gazetarëve australianë, e angazhuar në fushatën “ti ke të drejtë të dish” i është drejtuar gjithë lexuesve me fjalët: Vëmendje, qeveria po aprovon ligje që synojnë të fshehin atë që ndodh në vend.

Iniciativa pason ndërhyrjet e policisë federale qershorin e kaluar, në zbatim të ligjeve të sigurisë kombëtare, në banesën e një gazetari të News Corp, dhe në selinë e transmetuesit publik kombëtar, ABC.

Shefi i policisë Reece Kershaw në seancën dëgjimore parlamentare theksoi se: Pavarësia e policisë dhe liria e shtypit janë shtylla themelore që bashkëjetojnë në demokracinë tonë. Unë besoj fuqimisht në të dy dhe është qasja që synoj të ndjek, por beteja nuk do të jetë e lehtë.

Në qendër të hetimeve policore, në verën e kaluar, ishin gazetarët e ABC dhe të Sunday Telegraph, të cilët u akuzuan se kishin dezinformuar opinionin mbi sjelljen e forcat speciale australiane në Afganistan si dhe mbi ekzistencën e një plani sekret që sipas tyre ka qeveria për të kontrolluar llogaritë e tyre dhe të shumë qytetarëve, pa pëlqimin e tyre dhe qe tani rrezikojnë burgun.