“Një polic më trashi zërin”, mjeku i QSUT reagon mbi “debatin” me policët:”Duhet të ndihem me fat”

47

Ilir Allkja, mjek në QSUT ka reaguar me anë të një postimi në llogarinë e tij Facebook me një episod që i ka ndodhur.

Sipas mjekut, policia e ka kërcënuar duke i “trashur zërin” duke e detyruar të vendosë maskën.

Ai e kishte hequr atë pas fundit të shërbimit të tij si mjek në ambientet e jashtme të QSUT.

Sapo policët e kanë pikasur mjekun e kanë urdhëruar të vendosë maskën duke injoruar shpjegimin e mjekut se pse e kishte hequr atë.

Allkja shkruan punonjësi i trashi zërin, ndërkohë që shton se duhet të ndihet me fat që nuk u shoqërua në polici, pasi ka edhe të tjerë që janë në burg.

Postimi i plote: Policia kërcënon edhe mjekët !

Sot ora 09:10 tek po ecja përballë urgjencës së QSUT më ndaloi përbri një makinë policie, ndërsa njëri prej policëve mu kanos me zë të lartë që të vendosja maskën !

Kur i thashë që jam mjek në shërbim, dhe se masken e hoqa, pasi dola jashtë, polici e trashi më fort zërin kërcënues ! Duhet te ndjehem me fat, ka edhe burg !