Një person tjetër mbytet në plazhin e Durrësit

59

Një pushues ka humbur jetën duke u larë në plazhin e Durrësit.

Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 13:45, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës.

Nga të dhënat paraprake është mbytur në det, një shtetas i seksit mashkull rreth 65 vjeç, ende i paidentifikuar.

Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.