Një person qëllon veten me armë zjarri në Rrogozhinë

20

Një person është vetëplagosur me armë zjarri.

Ngjarja është raportuar në qytetin e Rrogozhinës, teksa 30-vjeçari A. H dyshohet se ishte në gjendje të dehur.

Ai është vetëplagosur me armë zjarri në këmbë, dhe u dërgua në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Për fat të mirë nuk ka rrezik për jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.