Një person gjendet i pajetë në Korçë, dyshimet e para të policisë

35

Një burrë ka humbur jetën sot pasdite në qytetin e Korçës dhe dyshimet e para janë se kemi të bëjmë me një flijim.

Burime nga policia lokale thanë se sot, rreth orës 17:43, në lagjen nr. 16, Korçë, në bodrumin e banesës së tij, dyshohet të jetë flijuar me armë zjarri shtetasi F. P., rreth 57 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore dhe deklarimet e marra, doli se ky shtetas kurohej për probleme të depresionit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.