Një person gjendet i pajetë në Elbasan, është sulmuar me sende të forta

22
Foto ilustruese

Trupi i një burri është gjetur sot në mëngjes në qytetin e Elbasanit.

Viktima është një mashkull rreth 70 vjeç.

Personi nuk është identifikuar pasi në trup nuk iu gjet asnjë mjet identifikimi.

Ndërkohë nuk ka denoncime për persona të zhdukur që të përputhen me personin e gjetur.

Dyshimet janë se burri është vrarë me sende të forta dhe është transportuar në vendin ku u gjet, te lagjja “Vullnetari” në qytetin Elbasan.

“Vrasja mund të jetë kryer në një vend tjetër. I ndjeri pasi është vrarë dyshohet se është hedhur në rrugë”, dyshon policia lokale.

Viktima ka dëmtime fatale në kokë, shkaktuar nga goditje me sende të forta. Ai është gjetur pa këpucë.

Policia tha se gjetja e të ndjerit u bë nga shërbimet e saj: “Në lagjen “Vullnetari”, Elbasan, shërbimet e policisë kanë konstatuar në anë të rrugës pa shenja jete një shtetas të seksit mashkull rreth moshës 70-80 vjeç. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e personit të pajetë dhe shkakun e humbjes së jetës”.