Një ngjarje e rëndë me humbje jete ka ndodhur në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në orën 19:40, në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar.
Një person ende i paidentifikuar është gjetur i mbytur në bregdet.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e personit.