Një person gjen vdekjen në aksident rrugor, shoferi largohet nga ngjarja

28

Një burrë gjeti vdekjen sot në aksident rrugor, ndërsa personi i përfshirë në ngjarje u zhduk në drejtim të paditur por është identifikuar nga policia.

Aksidenti ndodhi sot, rreth orës 08:30 në rrugën dytësore Laç-Mamurras, në fshatin Gjormë.

Automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Agim Vathi, ka aksidentuar një motoçikletë me drejtues shtetasin Besim Seli rreth 45 vjeç, banues në Gjormë, Kurbin, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Ndërsa nga ana e Policisë po punohet për kapjen e drejtues të mjetit i cili është larguar nga vendngjarja.