Një person aksidentohet në Tiranë, drejtuesi largohet nga vendngjarja

228

Një person është aksidentuar sot në zonën e njohur si Misto Mame, në Tiranë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:40 minuta, ndërsa 42-vjeçari me inicialet D. Gj u përplas nga një automjet.

Menjëherë ai është dërguar në spital, dhe raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, drejtuesi i makinës që përplasi 42-vjeçarin u largua nga vendi i ngjarjes, pa i dhënë ndihmën e parë të lënduarit.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të saj, si edhe kapjen e autorit të aksidentit.