Një mjet autoshkolle në Fier, plagos në aksident fëmijën me nënën

21

Një vajzë e mitur dhe nëna e saj ndodhen nën kujdes mjekësor në spitalin e Fierit, pak minuta pasi u përplasën në një aksident që ndodhi sot në mëngjes në rrugën pranë fshatit Kallm të rrethit Fier.

Një makinë tip ‘Benz’ autoshkollë është përplasur më një motor, pasi dyshohet se ka kryer një parakalim të gabuar.

Si pasojë e parakalimit të gabuar, makina tip ‘Benz’ ka përplasur motorin duke aksidentuar nënë e bijë, të cilat kanë mbetur të plagosura.

Policia, në një komunikatë për ngjarjen që ndodhi sot rreth orës 08:30, në afërsi të fshatit Kallm, tha se shtetasi V. N., 65 vjeç, banues në Roskovec, duke drejtuar mjetin tip “Benz“, është përplasur me motomjetin tip “Xiang”, që drejtohej nga shtetasja N. S., 19 vjeçe, banuese në Kallm.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesja e motomjetit dhe nëna e saj, pasagjere në motomjet, shtetasja A. S., 56 vjeçe, të cilat ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Noa.al mëson se është shoqëruar në Komisariat drejtuesi i makinës dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Në foto dhe video shikoni pamjet pak pas aksidentit.