Një automjet është shkrumbuar nga flakët këtë mëngjes, duke krijuar shqetësim për drejtuesin e mjetit dhe kalimtarët përreth.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës, rreth orës 08:14, në bulevardin “Ismail Qemali”, raporton noa.al.
Policia tha se një mjet i markës “Ford”, me drejtues shtetasin Z. K, në ecje, ka marrë flakë, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Nga hetimet paraprake rezulton se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike. Në foto qendrore shihni momentet e mjetit në flakë.
Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes. Në vendngjarje siç shikoni në fotogaleri, forcat zjarrfikëse u morën me shuarjen e flakëve.