Një indian me pasaportë amerikane gjendet i vdekur në shtëpinë e tij në Pogradec

42

Një indian me pasaportë amerikane, i identikfikuar si Najebul Hasan, është gjetur i pajetë në banesën e tij në fshatin turistik të Tushemishtit në Pogradec.

Sipas “Ora news’, viktima është transportuar në morgun e Pogradecit, ndërsa më pas do të dërgohet drejt Tiranës për t’iu nënshtruar autopsisë mjeko-ligjore.

Në trupin e viktimës nuk janë vënë re shenja dhune, ndërsa dyshohet të ketë ndërruar jetë për shkaqe shëndetësore.

Policia e Pogradecit ka gjetur në banesën e viktimës lëndë narkotike hashash të vendosura në vazot e luleve.

Dyshohet se viktima e kultivonte lëndën narkotike si formë për të luftuar një sëmundje nga e cila vuante.

Article bottom Rectangle3