Një i ri nga Elbasani humb jetën nga koronavirusi

90

Një i ri nga Elbasani, i cili ishte shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, nuk ka mundur ta fitojë dot betejën me koronavirusin.

Burimet shprehen se bëhet fjalë për një 31-vjeçar, i cili kishte disa ditë i shtruar në gjendje të rëndë në spitalin Covid 2.

Sipas burimeve, ai nuk kishte sëmundje bashkëshoqëruese.

Një ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë raportoi për rritje të numrit të vdekjeve dhe shtrimeve në spitalet Covid, ndërsa u shënua një rënie të numrit të infektimeve, me 801 raste të reja në 3842 testime të kryera gjithsej.

Në daljen e fundit për shtyp, Komiteti Teknik i Ekspertëve, vuri alarmin se në Shqipëri ka pasur një rritje drastike të numrit të infektimeve te moshat e reja në javët e fundit, përfshirë këtu edhe fatalitetet.