Një hebre e një mysliman luten pranë njëri-tjetrit, fotoja e bukur që po bën xhiron e botës (FOTO)

83

Dy mjekë të Kryqit të Kuq ndërkombëtar, janë përfolur shumë në kohen që po kryenin lutje afër ambulancës së tyre.

Një gjest në dukje normal po të mos ishte se Abraham Mintz është i fesë hebraike, ndërsa shoku i tij Zohar Abu Jana, është një mysliman dhe shihet i gjunjëzuar në tokë mbi tapetin e tij.

Dy mjekët e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, kanë mbetur të habitur nga “zhurma” që iu bë shkrepjes:

“Ky është realiteti ynë i përditshëm. Secili lutet edhe për tjetrin”, thonë ata.

Shkrepja, e titulluar “fotoja e ambulancës”, përfaqëson një pushim fetar që ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare dhe ka pasur jehonë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Prej një viti Abraham dhe Zohar shërbejnë bashkë në zonen e Beer Sheva, në jug të Izraelit.