Një grua në krye të “FBI-së shqiptare”, KLP emëron në detyrë Aida Hajnajn!

39

Një grua është vendosur në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit, njohur ndryshe si FBI-ja shqiptare.

Ajo u vendos në post me vota unanime dhe u emërua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Bëhet fjalë për Aida Hajnajn zv.drejtoresha e Policisë së Shtetit. Përzgjedhja e saj erdhi pas tetë muajsh hetime nga SPAK.

SPAK çoi emrin e Hajnajt në KPL pasi, konkludoi se kandidatët e tjerë Artur Beu, Ervin Hodaj dhe Idajet Faskaj nuk i plotësonin kriteret.