Ballina KULTURË Një Grand Gala për kompozitorin e dashurisë Agim Krajka

Një Grand Gala për kompozitorin e dashurisë Agim Krajka

Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor shfaq në 7 dhe 8 dhjetor, ora 19:00 në arTurbina – Grand Gala “Të gjithë e duan Agim Krajkën”. Gjatë këtij viti ka pasur performanca të shumta me rastin e 60-të vjetorin e Ansamblit Popullor të Këngëve dhe Valleve, që mbyllin siparin me këtë koncert kushtuar nje artisti të madh, që ka kompozuar e drejtuar për 30-të vjet me radhë orkestrën e AP.

Gjatë koncertit Presidenti i Republikes Ilir Meta do të dekorojë me titullin e lartë “Nderi i Kombit”, “Mjeshtrin e Madh” të muzikës shqiptare.

Agim Krajka i kushtoi çdo ditë të karrierës së tij artistike, folklorit muzikor duke e eksploruar në çdo cep të Shqipërisë, për ta patur si muzën më të shtrenjtë, më të dashur, e cila do ti jepte frymëzimet më të bukura per veprat muzikore, të cilat gjithmonë bënin tendencën e muzikës së kohës. Ai ishte i fundit që shkëputej nga folklori dhe i pari që ndiqte trendet e muzikës së kohës, prandaj të gjithë e kërkonin dhe donin të bashkëkrijonin e ndanin skenën me të.