Ballina Kuriozitete Një gotë verë vlen… sa një orë palestër!

Një gotë verë vlen… sa një orë palestër!

Një studim i kryer prej ekspertëve të Universitetit të Albertas në Kanada, pasi kanë kryer një sërë analizash mbi verërat kanë arritur në këto përfundime fantastike: Vera ju përmirëson produktivitetin, favorizon punën e zemrës, forcon muskujt dhe ka pothuajse gjithë efektet që do të mund të përfitonit prej një orë stërvitjeje në palestër!

Nëse jeni me pushime dhe e teproni pak duke pirë verën, mos u shqetësoni aspak! Është në dobi të shëndetit tuaj! E rëndësishme është që të jetë një verë e mirë e cilësore, për shembull zgjidhni një gotë Shiraz dhe magjia ka për të ndodhur! Gëzuar!