Një foshnje gjendet i braktisur në Tiranë, policia nis hetimet

199
Foto ilustruese

Një foshnje është gjetur gjallë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë më datë 15 maj.

Fëmija mashkull u gjet krejtësisht i zhveshur dhe pranë tij gjendej një thikë dhe njolla gjaku.

Ishte një djalë 25 vjeçar me iniciale R.V., personi që e ka gjetur beben në atë gjendje dhe e ka marrë në krahë duke e mbuluar me veshjet e tij.

Fëmija është dërguar në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë.

Ngjarja po hetohet pa autor me akuzën e vrasjes së foshnjës e mbetur në tentativë, ndërsa po bëhen përpjekje për të identifikuar nënën e vogëlushit që e la në atë gjendje dhe u zhduk në drejtim të paditur.