Ballina BOTA “Një emër që nderon rrënjët e tua”! Fjalimi emocionues i Dua Lipës...

“Një emër që nderon rrënjët e tua”! Fjalimi emocionues i Dua Lipës në “Grammy Awards”!

Do të jetë i paharrueshëm ky edicion i “Grammy Awards” për këngëtaren shqiptare Dua Lipa. 23-vjeçarja ja doli të ‘mposhtë’ yjet më më mëdhenj botërorë në garën e rëndësishme muzikore duke çuar në shtëpi jo një, por dy Grammy, në eventin më të madh muzikor në botë. Ajo u shpall “Artistja më e mirë e re” dhe fitoi “Best Dance Recording”. E emocionuar Dua mbajti një fjalim të ndjerë e optimist para gjithë të pranishmëve…

“Oh Zot, nuk di nga t’ia filloj. Fillimisht dua të them se jam shumë e nderuar që jam nominuar mes kaq shumë artisteve të mrekullueshëm. Besoj se këtë vit kemi ecur përpara. Dua të falenderoj shumë fansat e mi që më kanë lejuar të jem versioni më i mirë i vetes time. Dua të falenderoj ekipin tim që kanë qenë krah meje. Kanë punuar shumë pa u lodhur asnjëherë.

Falenderoj edhe familjen time që janë këtu sonte me mua, ju dua shumë. O Zot, jam shumë nervoze, e emocionuar dhe mirënjohëse në të njëjtën kohë. Diçka tjetër që dua vërtetë ta them është se nëse ende nuk e keni kuptuar sa të veçantë jeni, nga historia dhe e kaluara unike që keni ose nga një emër që nderon rrënjët tuaja, duhet thjesht ta dini që pavarësisht se nga vini, mos lejoni asgjë nga këto të hyjë në rrugën e ëndrrave tuaja sepse ju e meritoni.Unë jam provë e gjallë që ju mund të bëni çfarëdo që mendja juaj thotë që mund ta bëni, unë besoj tek ju!,” – u shpreh me lot në sy ylli botëror me origjinë nga Kosova.