Një djalë i ri humb jetën në aksident rrugor në Korçë

45

Jeta e një djali të ri u shua fatalisht sot pas mesdite në një aksident rrugor ku terreni i vështirë shihet të ketë qenë faktor i tragjedisë.

Noa.al raporton se, rreth orës 12:40, në fshatin Lozhan, Maliq, në një rrugë malore është përmbysur, mjeti tip kamion i markës “Benz” me drejtues shtetasin S. G.

Për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi Marsel Nazifi, 36 vjeç, pasagjer në këtë mjet.

Policia tha se grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.