Një djalë e përndiqte prej tetë muajsh, vajza nga Tirana tenton vetëvrasjen, kapet i dyshuari EMRI

37
Processed with VSCO with dog1 preset

Bie në prangat e policisë një djalë i ri i cili prej tetë muajsh përndiqte një vajzë në Tiranë, duke i shkaktuar gjendje ankthi, aq sa 28-vjeçarja tentoi vetëvrasjen.

Efektivët e policisë të komisariatit Nr.2, pas kallëzimit të marrë nga e dëmtuara S.Sh., 28 vjeç, se shtetasi Kleant Vladi, e përndiqte dhe telefonuar vazhdimisht që prej muajit janar, duke i shkaktuar ankth dhe pasiguri, e cila për pasojë kishte tentuar vetëvrasjen, menjëherë organizuan punën për gjetjen, lokalizimin dhe kapjen e tij.

Pas një punë të mirëorganizuar, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative u bë e mundur kapja dhe ndalimi i Kleant Vladit, 33 vjeç, banues në Tiranë.

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë Tiranë, për veprat penale “Përndjekja”, “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”.