Ballina Aktualitet Një ditë para protestës, PD porosi për militantët në mesazhe private

Një ditë para protestës, PD porosi për militantët në mesazhe private

Një ditë para protestës se nesërme Partia Demokratike ka nisur thirrjet për pjesëmarrje. Përveç thirrjeve zyrtare, ajo shpërndan përmes mesazheve personale ftesën për t’u bërë pjesë e tubimit të tetë kombëtar.

Ashtu si në thirrjet e tjera për protestë, në mesazhin që i shpërndahet militantëve thuhet se nesër do jetë dita kur do rrëzohet qeveria Rama.

Nesër duhet të jeni në Tiranë, në orën 19:00, në bulevarin ‘Dëshmorët e Kombit’ se do jetë ditë historike për Shqipërinë. Do jetë dita e rrëzimit përfundimtar e klikës mafiozo-terroriste bolshevike, bëhu edhe ti pjesë, të hyni edhe ju në histori me kontributin tuaj për shpëtimin e vendit nga mafja (shpërndaje te miqtë tuaj)”,përfundon mesazhi.