Një ciklon godet Greqinë, shkakton dëme të mëdha materiale

54

Greqia është goditur  nga një ciklon i vrullshëm, me emrin “Ianos” orët e para të mëngjesit.

Ishujt e detit Jon janë goditur nga një ciklon i cili ka nisur nga deti Mesdhe.

Si zona më të goditura nga cikloni janë Itaka, Zakynthos dhe Kefalonia, ku në porte janë shkaktuar dëme të shumta dhe përmbytje në rrugë.

Deri më tani përveç dëmeve materiale, nuk flitet për të lënduar në njerëz.