Një burrë në Tiranë vret veten me armë zjarri

133

Një burrë ka vrarë veten para pak minutash në periferi të Tiranës.

Ngjarja ndodhi sonte, rreth orës 20:55, në Linzë, ku dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë shtetasi Luan Turja, 59 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Nuk ka ende ndonjë të dhënë për arsyet që çuan të ndjerin në vendimin për t’i dhënë fund jetës.