Një burrë në Korçë plagos me thikë vëllain në lokal

37

Një burrë në Korçë ka plagosur me thikë vëllanë e tij në sherr e sipër në mes të një lokali, për motive ende të paqarta.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Liqenas, Pustec të Korçës, sot rreth orës 14:40, në ambientet e një lokali në këtë zonë të populluar kryesisht nga minoriteti maqedonas, raporton noa.al.

Shtetasi K. M., rreth 61 vjeç, për motive të dobëta, ka qëlluar me mjet të mprehtë (thikë) vëllain e tij, shtetasin P. M., rreth 59 vjeç.

59-vjeçari P. M., aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi K. M., ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.