Një burrë gjendet i varur në pemë/Emri

20

Një person është gjetur i varur në pemë ditën e sotme.

Ngjarja është raportuar në fshatin Dragostunjë të Librazhdit.

Burimet policore bëjnë të ditur se personi që dyshohet se është vetëvarur, është Gentian Latollari, 42 vjeç, banues në Pogradec.

Nuk dihen rrethanat në të cilat i ndieri ka shkuar pikërisht në atë zonë, disa kilometra larg vendbanimit të tij.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokummentimin e plotë të shkaqeve të ngjarjes.