Një 43 vjeçar gjendet i pajetë në Fier, dyshimet e para

19

Një burrë në moshë të re është gjetur i vdekur në banesën e tij në qytetin e Fierit.

Ngjarja u raportua rreth orës 02:25, në lagjen “15 Tetori”, Fier, ku në banesë, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri shtetasi I. B., 43 vjeç.

Policia tha se është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se viktima ka vrarë veten.