Një 16 vjeçar përplaset nga makina, drejtuesi e lë në tokë dhe largohet nga vendngjarja

32

Një aksident është regjistruar në Symizë të Maliqit, në Korçë.

Raportohet se një 16-vjeçar u përplas nga makina.

“Më datë 04.10.2020, rreth orës 20:40, në fshatin Symiz, shtetasi E. S., rreth 66 vjeç, banues në Korçë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin R. J., rreth 16 vjeç, këmbësor në rrugë, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin intensiv të mjekëve”, thotë policia.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja, por u kap pak minuta më vonë.