Ballina Ekonomi / Biznes Nisin punimet në aksin rrugor Vorë – Fushë Krujë

Nisin punimet në aksin rrugor Vorë – Fushë Krujë

Kanë nisur punimet për rehabilitimin e plotë të aksit rrugor Vorë – Fushë Krujë, në kuadër të programit të qeverisë për mirëmbajtjen me performancë të akseve rrugore.

Ministri i infrastrukturës dhe energjisë Damian Gjiknuri shprehet se “në kantierin e hapur për rehabilitimin e aksit rrugor Vorë-Fushë Krujë ka përfunduar rruga nga Vora deri në kthesën e Rinasit”.

“Po vazhdon ndërhyrja në segmentin kthesa e Rinasit – Fushë Krujë,” – thekson më tej ministri Gjiknuri.

Ndërhyrja në këtë aks parashikon rehabilitimin e plotë të nënshtresave dhe paketë të plotë asfaltike në 11 kilometra rrugë. Investimi i parashikuar arrin në 4,3 milionë euro dhe prek gjithashtu gjithë sinjalistikën vertikale dhe horizontale.

Ky aks konsiderohet me rëndësi, pasi lidh autostradën Tiranë – Durrës me pjesën e veriut të vendit.