Nis vaksinimi me AstraZeneca i arsimtarëve në Durrës, shumë prej tyre refuzojnë injektimin

84

Ka nisur në qytetin e Durrësit vaksinimi i mësuesve me vaksinën AstraZeneca.

Burimet për median bëjnë me dije se në shkollën e bashkuar “Besnik Hidri” nga 44 mësues, 39 kanë refuzuar të vaksinohen.

Arsyeja e këtij veprimi vjen nga frika e këtyre qytetarëve për të bërë një vaksinë që mund të rezultojë e dëmshme për shëndetin.

Nga 220 mësues të 11 shkollave publike të qytetit, vetëm gati 100 u paraqitën për të marrë vaksinën.

Arsimtarë e drejtorë shkolle kanë refuzuar me mosardhje apo me shkrim marrjen e vaksinës Astra Zeneca.

Nga ana tjetër ka patur edhe qytetarë entuziastë për vaksinën duke u shprehur se janë të lumtur që ekziston kjo mundësi.