Nis protesta e paralajmëruar e studentëve:”Jo mësim online”

32

Ka nisur protesta e parashikuar e studentëve para ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sportit ditën e sotme. Ata kanë vendosur që të ngrihen në protestë pas vendimit për të zhvilluar mësimin online, që komiteti i ekspertëve njoftoi disa ditë më parë.

Një nga kërkesat e studentëve është përgjysmimi i tarifës vjetore të studimit meqënëse mësimi do te zhvillohet online.

Sakaq ka mbëritur dhe policia të cilët janë duke paralajmëruar studentët për shpërndarje në kuadër të ligjit anti Covid.

Ata kanë nisur të thërrasin në kor: “Jo mësim online”, ose “Ulni tarifat”.  “E kemi të pamundur për të vijuar kështu mësimdhënien, – vijojnë ata. – Nuk ka kuptim që universitetet të mbyllen dhe baret të qëndrojnë të hapura. Ku të shkojmë ne… Kemi të drejtën tonë. Rinia në çdo vend ndryshon fatet e vendit. Dhe pastaj thonë që rinia ikën jashtë”.