Ballina BOTA Niger, udhëheqësit e Bashkimit Afrikan themelojnë zonën e përbashkët të tregtisë së...

Niger, udhëheqësit e Bashkimit Afrikan themelojnë zonën e përbashkët të tregtisë së lirë

Udhëheqësit e 55 vendeve afrikane, të mbledhur në Niger në kuadër të samitit të Bashkimit Afrikan, arritën konsensusin e shumëkërkuar për krijimin e një zone kontinentale të tregtisë së lirë, e cila do të bashkojë 1,3 miliardë njerëz në një bllok ekonomik prej 3,4 trilionë dollarësh.

“Sytë e botës janë kthyer kah Afrika,” – tha Abdel Fattah Al-Sisi, presidenti i Egjiptit, i cili ka mban edhe presidencën e radhës së Bashkimit Afrikan. “Suksesi i i këtij projekti do të jetë prova e vërtetë për të arritur rritjen ekonomike që do ta kthejë ëndrrën e popullit tonë për mirëqenien dhe cilësinë e jetës në realitet,” – tha ai.

Megjithatë, ekonomistët thonë se ende mbeten sfida të rëndësishme, duke përfshirë lidhjet e dobëta rrugore dhe hekurudhore, zona të mëdha ku ende mbizotërojnë trazirat politike etj.