Ballina Showbiz Nick Jonas tregon se si i propozoi Priyanka-s për martesë

Nick Jonas tregon se si i propozoi Priyanka-s për martesë

Dje u publikua një intervistë nga “Vogue” që tregonte më shumë për çiftin Nick dhe Priyanka dhe detaje të fejesës. Nick tregoi në këtë intervistë që jo vetëm që është ulur në gjunjë por e ka bërë dy herë.

Këngëtari është shprehur duke treguar se herën e parë u ul në gjunjë gjatë festës së “Vanity Fair” te Oscar, vitin e kaluar. “E vendosa poshtë gotën, u ula në njërin gju, kjo ndodhi para shumë njerëzve, dhe i thash, ‘‘Ti je e vërtetë. Ku ke qenë gjithë jetën time?’’. Por me zë të lartë”, – thotë Nick.

Ndërsa hera e dytë ka ndodhur në ditëlindjen e aktores, në Kretë dhe priti deri në mesnatë, që Priyanka të mos e kishte përvjetorin dhe ditëlindjen në të njëjtën ditë: “U ula në njërin gju sërish dhe i thash: – ‘’A do të më bësh mashkullin më të lumtur në botë dhe të martohesh me mua? ’’. Ajo tha ‘‘jo’’. – Bëj shaka, ajo qëndroi e heshtur për 45 sekonda”.