Ballina Stil / Modë Ngjyra koral, trendi zyrtar i vitit 2019

Ngjyra koral, trendi zyrtar i vitit 2019

Erdhi ajo koha e fundvitit kur ekspertët e ngjyrave parashikojnë të gjitha nuancat që do të bëjnë namin vitin e ardhshëm.

Si çdo dhjetor, edhe këtë vit ekspertët e “Pantone Color” kanë zbuluar se cila do të jetë ngjyra e vitit 2019.

Sipas “The New York Times”, “Pantone” punëson rreth 10 njerëz për të udhëtuar nëpër botë për të parë se kush është trendi kryesor i ngjyrave, që nga veshjet te makinat dhe më pas deklarojnë ngjyrën “it” për vitin e ardhshëm.

Ngjyra e vitit për 2019-n, është ngjyra e koraleve, një ndërthurje mes rozës dhe portokallisë që pritet të kthehet në trendin kryesor veçanërisht te makiazhet.

Nga manikyri, te buzëkuqi apo paletat e syve dhe fytyrës, gjithçka do të ofrohet edhe në ngjyrën koral.