Ballina Stil / Modë Ngjyra e joshjes dhe elegancës, e zeza nga koka te këmbët

Ngjyra e joshjes dhe elegancës, e zeza nga koka te këmbët

Sipas një studimi të bërë pak kohë më parë, femrat që preferojnë dhe vishen me ngjyrën e zeza nga koka të këmbët janë perceptuar si më tërheqëset, të suksesshmet dhe shumë të sigurta në vetvete.

Njerëzit që vishen me të zeza janë të fuqishëm, të thjeshtë dhe gjithashtu të respektuar, thuhej në rezultatet e studimit.

E zeza është parë historikisht si një kombinim i elegancës dhe joshjes, ndaj dhe mbetet një ndër ngjyrat e preferuara të femrave.

Por përveç pjesës së paraqitjes, femrat që  kanë tendencë të vishen me të zeza, kanë dhe një avantazh super të favorshëm, që i bën të mos humbasin kohë për të kombinuar veshjet me njëra-tjetrën.