Ballina Aktualitet Ngjarje e rëndë, vetëvraret në burg 38-vjeçari, xhaxhai i Arielës që u...

Ngjarje e rëndë, vetëvraret në burg 38-vjeçari, xhaxhai i Arielës që u ekzekutua me tre plumba

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun e Beratit, ku një i ri është gjetur i vetëvarur.

Bujar Murati, 38 vjeç, nga fshati Lybeshë i rrethit të Poliçanit është gjetur në qelinë e tij nga punonjësit e burgut dhe është dërguar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit.

Burimet spitalore konfirmojnë se 38-vjeçari kishte mbërritur në spital në gjendje kome dhe për këtë arsye është dërguar me urgjencë në Tiranë.

38-vjeçari Murati është xhaxhai i Ariela Muratit, studendes që u vra pranë fakulteti të Mjekësisë në Tiranë rreth 1 vit më parë, me tre plumba nga Aldison Belulaj, i cili më pas vrau edhe veten.