Ngjarje e rëndë në Tiranë, hidhet nga pallati, por ngec në pjesën metalike

26

Një ngjarje e rëndë me pasojë plagosjen ka ndodhur në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:00, në rrugën “Njazi Meka”.

Një person me inicialet Z. B., rreth 64 vjeç, është hedhur nga lartësia, kati i pestë i një pallati.

64-vjeçari ka rënë në tarracën e katit të dytë të pallatit dhe ka mbetur i varur në një pjesë metalike, duke terrorizuar banorët.

Aktualisht ai ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se ky shtetas vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 06.07.2021, rreth orës 19:00, në rrugën “Njazi Meka”, është hedhur nga lartësia shtetasi Z. B., rreth 64 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se ky shtetas vuan nga probleme të shëndetit mendor.