Ngjarje e rëndë në Tiranë, automjeti përplas për vdekje 62 vjeçarin

49

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ku një 37 vjeçar ka aksidentuar një burrë 62 vjeçar, ku si pasojë ka humbur jëtën në spital.

Aksidenti ndodhi në rrugën “Asim Vokshi”, në kryqëzim me rrugën “Jordan Misja”, ku një automjet që drejtohej nga një 37-vjeçar me inicialet E.G ka përplasur 62-vjeçarin, i cili po lëvizte me biçikletë. Ai mori plagë të rënda si pasojë e përplasjes dhe u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi të mbijetonte.

Një 62-vjeçar ka humbur jetën mesditën e sotme në Tiranë, si pasojë e një aksidenti. Me një njoftim për mediat Policia bën me dije se ngjarja ndodhi në rrugën “Asim Vokshi”, në kryqëzim me rrugën “Jordan Misja”, ku një automjet që drejtohej nga një 37-vjeçar me inicialet E.G ka përplasur 62-vjeçarin, i cili po lëvizte me biçikletë.

Ai mori plagë të rënda si pasojë e përplasjes dhe u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi të mbijetonte. Policia ka arrestuar shoferin 37-vjeçar, ndërsa vijon puna për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.