Ngjarje e rëndë në Kosovë, një femijë gjendet i pajetë

19

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Kosovë.

Një fëmijë është gjetur pa shenja jete në komunën e Dragashit, gjatë mbrëmjes së sotme rreth orës, 20:00.

Lajmi është konfirmuar edhe nga policia.

Sipas Policisë, fëmija ishte duke luajtur në afërsi të lumit dhe si rrjedhojë e pakujdesisë ka rënë në lumë.

Në njoftim thuhet:

“Reth orë 20:00 Policia ka pranuar informatë se në lumin e fshatit Blaç në komunën e Dragashit është gjetur një fëmijë i moshës 4-vjeçare pa shenja jete. Ka qenë duke luajtur afër lumit dhe si pasojë e pakujdesisë ka rënë në lumë. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku i fshatit”.