Ngjarje e rëndë në Kosovë, fëmijës 5 vjeç i bie dritarja në kokë

77

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një të mituri ka ndodhur në Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur sot në Drenas.

Një fëmijë 5-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e rënies së një dritareje nga lartësia.

Mësohet se dritarja e rënë, e ka goditur 5-vjeçarin në kokë ku i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme pavarësisht se ai është dërguar në spital.

Ndërkohë ka nisur një hetim lidhur me rastin e rëndë.