Ngjarje e rëndë në Kosovë, 23 vjeçarja xheloze masakron të dashurin

31

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Ferizaj të Kosovës, ku një 23-vjeçare ka qëlluar me thikë të dashurin e saj 38-vjeçar. Mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive xhelozie.

38-vjeçari është transportuar për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spital, ndërsa e reja është shoqëruar në polici për të dhënë dëshminë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, po vijon punën për të mbledhur dëshmi dhe materiale për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes.

“Në afërsi të vendit ku ka ndodhur ngjarja është arrestuar personi i dyshuar me inicialet E.H (F/K) e moshës 23 vjeçare, e cila kishte therur me një mjet të fortë (thikë) personin tjetër me inicialet P.A (M/K) i moshës 38 vjeçar, duke i shkaktuar lëndime trupore, i cili për ndihmë mjekësore është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt.