Ngjarje e rëndë në Itali, një ish bankier vritet nga dy shqiptarë duke tërhequr para në bankomat

29

Ngjarje e rëndë në Lecce të Italisë ku një ish menaxher banke i dalë në pension ka mbetur i vrarë.

69-vjeçari Giovanni Caramuscio, u vra gjatë natës në Lequile, teksa ishte në një ATM duke tërhequr para.

Sipas mediave italiane deri më tani janë dy vëllezër shqiptar të akuzuar për krimin e rëndë. Ata janë filmuar teksa kryen vrasjen ndërsa ishin të maskuar me maskë antiCovid, por gjatë arratisjes kishin lënë shumë gjurmë.

69-vjeçari u vra në sy të gruas së tij dhe identiteti i shqiptarëve është bërë pas dëshmisë së saj para hetuesve. Ndërkohë policia po kërkon armën e krimit që mund të sjellë detaje të reja lidhur me ngjarjen. Këtë mëngjes zhytësit e ekipit të zjarrfikësve u futën brenda një pusi në një distancë të shkurtër nga banka. Sidoqoftë, kërkimet për armën e vrasjes nuk dhanë asnjë rezultat.