Ngjarje e rëndë në Durrës, një person vdes pasi ra në kontakt me rrymën elektrike

60

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 18:20, në fshatin Jubë, Sukth.

A. Ç., 55 vjeç, banues në Sukth, duke peshkuar në lumin Erzen, dyshohet se ka rënë në kontakt me telat elektrik e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.