Ngjarje e rëndë në Dibër, fëmija humb jetën duke luajtur

25

Një fëmijë i mitur ka humbur jetën teksa ka qenë duke luajtur pranë banesës së tij në Dibër.

Rasti është referuar nga policia e Dibrës, ndërkohë që nuk jepen detaje të tjera në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.

Nuk dihet ende nëse fëmija ka qenë duke luajtur i vetëm, apo me bashkëmoshatarë të tij.

Sipas policise nga veprimet e kryera nga grupi hetimor ka rezultuar se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

“Gjithashtu janë referuar materialet procedurale në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, pasi një shtetas i mitur, duke luajtur pranë banesës së tij është rrëzuar në tokë dhe për pasojë ka humbur jetën. Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor ka rezultuar se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale”, njofton policia.